Per neKontakt

Kadare, fitues i ēmimit “Rexhai Surroi” pėr roman

11,384

Ismail Kadare ėshtė fituesi i ēmimit “Rexhai Surroi” pėr roman pėr vitin 2009. Juria e pėrbėrė nga akademikėt Sabri Hamiti e Eqrem Basha dhe dr. Bardh Rugova, nga prodhimi i pasur i sivjetshėm i romanit shqiptar veēoi “Darkėn e gabuar” tė kėtij shkrimtari tė madh, tashmė pėrmasash ndėrkombėtare.

Eqrem Basha nė emėr tė anėtarėve tė jurisė arsyetoi vendimin pėr tė shpėrblyer romanin e Kadaresė. ““Darka e gabuar”, e botuar nga shtėpia botuese “Onufri”, nė kėtė vit vjen si njė yll i ri nė universin Kadare duke iu rikthyer vendlindjes Gjirokastrės dhe duke rimarrė temėn e Luftės sė Dytė Botėrore, kthesat historike qė sollėn vendosjen e diktaturės dhe pikat mė tė ndjeshme tė ngjarjeve qė pėrmbysėn fatin shqiptar. “Darka e gabuar” tė kujton “Darkėn e fundit” biblike, misteret dhe magjinė e saj, tė ardhura tek ne me mjeshtėrinė e lojės filigranike nė kufijtė e reales dhe tė fiktives, historikes dhe artistikes”, ka cituar Basha vendimin e jurisė. Teksa priste tė pushonin duartrokitjet disaminutėshe pėr laureatin e vitit 2009 tė ēmimit “Rexhai Surroi” pėr letėrsi, vetė Ismail Kadare, ndonėse u shpreh se nuk kishte fjalė specifike pėr tė pėrshkruar nderin e fitimit tė kėtij ēmimi, citoi disa fjalė tė poetit Naim Frashėri, por tė modifikuara nė mėnyrėn kadariane. “E kam shumė tė vėshtirė pėr tė thėnė diēka tė veēantė, por ajo qė mė vjen ndėrmend ėshtė vargu i poemės “Bagėti e bujqėsi” e poetit Naim Frashėri, qė i dedikohet Shqipėrisė e qė thotė: “Nata atje ėshtė tjetėr natė e dita tjetėr ditė”, teksa unė duke perifrazuar kėto vargje mė duhet tė them se ēdo udhėtim nė Kosovė ėshtė tjetėr udhėtim dhe ēdo ēmim kėtu ėshtė tjetėr ēmim”, ka thėnė Kadare.

Pėr shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare ardhja nė Prishtinė pėr tė pranuar ēmimin “Rexhai Surroi” pėr vitin 2009 pėr letėrsi ishte diēka e pakontestueshme. Ndonėse nė rrethana tė jashtėzakonshme, ai kishte vendosur tė vinte dhe ta pranonte vetė me dorėn e tij kėtė ēmim. “Pėr kėtė qė erdha sot nė Prishtinė, kam njė histori pėr tė treguar. Rruga ishte tepėr e vėshtirė, kam ndėrruar dy aeroplanė nga Parisi deri nė Prishtinė, nė njė kohė tė vėshtirė e tė mundimshme qė mbretėroi dje nė gjithė Evropėn”, i tha Kadare “Kohės Ditore” pas ceremonisė sė ndarjes sė ēmimit “Rexhai Surroi”. “E ēmoj personalisht shumė kėtė ēmim dhe ky fakt mė bėri tė vija gjithsesi dhe tė asistoja nė ndarjen e ēmimit “Rexhai Surroi”. Ēmimi ėshtė i rėndėsishėm, ēdo shkrimtar shqiptar do ta donte shumė”, tha Kadare duke kėrkuar ndjesė. I duhej tė nisej menjėherė pėr nė Paris, por nuk la pa e thėnė edhe njė fjalė. “Ēdo ēmim qė jepet nė Kosovė ėshtė shumė i mirėseardhur”.

Emri:
Email:
Komenti:

Komentet (5) »

edhe une mendoj se jan nje familje e ndershme shqiptare i pergezoj
real madrid08 March 2011
po te gjitƫ shqiptaret kan zemer te bardh
Fioralba08 March 2011
shum shum respekt i qmoj shum
mimoza03 March 2011
shume shume respekt :)
adelina26 January 2011
esht familje edershme shiptar iqmoj shum
hazir shabani02 January 2011